Aksidenti tragjik në Irlandë/ 3 të vdekur dhe 5 të plagosur

Aksidenti tragjik në Irlandë/ 3 të vdekur dhe 5 të plagosur

11:55, 27/12/2022

3 persona kanë humbur jetën dhe 5 kanë mbetur të plagosur mes tyre 4 fëmijë pas një aksidenti tragjik mes dy automjeteve në  Co Tyrone, Irlandë, sipas mediave të huaja.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Cookstoën dhe Dungannon, ndërsa sipas mediave irlandeze, dy prej viktimave udhëtonin në makinë me katër fëmijë. Ndërkohë, viktima e tretë ishte në automjetin e dytë.

Sipas grupit hetimor dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, përplasja ka qenë tepër e fortë, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit. Ndërkohë, të mbijetuarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal “Royal Victoria”, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco