Mbi 60 të plagosur nga shpërthimi i gazit në Iran

Mbi 60 të plagosur nga shpërthimi i gazit në Iran

18:35, 26/12/2022

Më shumë se 60 persona u plagosën në një shpërthim të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një fabrikë në veriperëndim të Iranit.

Kështu njoftuan mediat shtetërore iraniane.

“Shpërthimi në një fabrikë bojërash në qytetin industrial Shahid Salimi, në provincën e Azerbajxhanit Lindor, la të paktën 65 të plagosur”, tha agjencia zyrtare IRNA.

Nga ky numër, 22 persona u trajtuan në vend dhe pjesa tjetër në qendrat mjekësore në provincë, duke përfshirë rreth 20 në spitalet e specializuara në Tabriz, kryeqyteti i provincës.

I vendosur në qytetin e Azarshahr, Shahid Salami është qyteti më i madh industrial në Iranin veriperëndimor.

Sipas mediave ai pret gati 28 mijë punëtorë në 790 njësi prodhimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco