Lufta në Ukrainë/ Një 'varrezë' e raketave luftarake mund të jetë provë në të ardhmen

Lufta në Ukrainë/ Një 'varrezë' e raketave luftarake mund të jetë provë në të ardhmen

13:24, 23/12/2022

Një varrezë me më shumë se një mijë raketa të hedhura mbi Ukrainë  mund të përdoret një ditë për të ndihmuar rastet e ardhshme të ndjekjes penale të krimeve të luftës, thonë zyrtarët lokalë ukrainas.

Në fushat e qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv, janë grumbulluar mbeturinat e raketave të hedhura në qytet.

Autoritetet lokale shpresojnë se një ditë mund të përdoren si prova kundër autoriteteve dhe ushtarëve rusë.

Dmytro Çubenko, zëdhënës i zyrës së prokurorit të rajonit Kharkiv, thotë se raketat janë që nga sulmet e para dhe janë renditur në rreshta sipas llojit.

"Këto janë prova që një gjykatë penale ndërkombëtare do t'i përdorte," thotë ai, duke shtuar më tej, se ndoshta një ditë, “do të bëjmë një muze”.

Shumë në qytet po përballen me një dimër pa ngrohje dhe shumica e dyqaneve dhe ndërtesave publike janë të mbyllura për shkak të bombardimeve.

Çubenko tha se autoritetet vlerësojnë se të paktën 1,700 njerëz janë vrarë nga bombardimet, duke përfshirë 44 fëmijë, në Kharkiv dhe rrethinat e tiImage

Kharkiv

j.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco