Eurodeputetja Eva Kaili e skandalit ‘Qatargate', edhe një muaj tjetër në paraburgim

Eurodeputetja Eva Kaili e skandalit ‘Qatargate', edhe një muaj tjetër në paraburgim

10:05, 23/12/2022

Eurodeputetja greke Eva Kaili do të qëndrojë edhe një muaj tjetër në paraburgim, pas një vendimi të një gjykate në Belgjikë.

Avokatët e ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian që dyshohet se është në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit të Bashkimit Evropian kishin kërkuar lirimin e saj nga burgu,  duke i vënë thjesht një pajisje gjurmuese policore.

Megjithatë, pas seancës, gjykata tha se do të “zgjatet paraburgimi” edhe me një muaj.

Avokatët e Kailit kanë tashmë 24 orë kohë për ta ankimuar këtë vendim dhe nëse vendosin ta bëjnë këtë, Kaili do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Brukselit brenda 15 ditëve.

Prokurorët belge e akuzojnë Eva Kailin për korrupsion, anëtarësim në një organizatë kriminale dhe pastrim parash. Ajo është në paraburgim që nga 9 dhjetori, ndërsa partneri i saj Francesco Giorgi, këshilltar në Parlamentin Europian, është gjithashtu i burgosur për të njëjtat akuza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco