Policia në Londër thyen derën për të shpëtuar gruan, habiten nga ajo çfarë zbulojnë

Policia në Londër thyen derën për të shpëtuar gruan, habiten nga ajo çfarë zbulojnë

17:05, 19/12/2022

Policia theu dyert e një galerie arti në Londër për të shpëtuar një grua të rënë pa ndjenja mbi një tavolinë, por zbuloi se ajo ishte bërë me shirit paketimi dhe mbushës shkume.

‘Gruaja e pajetë’ që ata po përpiqeshin të shpëtonin ishte në fakt një instalacion arti i titulluar “Kristina”, e cili është ekspozuar në galerinë e Londrës.

Puna u porosit nga Steve Lazarides, ish-agjenti i Banksy dhe ndërmjetësuesi pas Laz Emporium.

Hana, e cila po punonte në galeri atë ditë, sapo e kishte mbyllur derën dhe kishte shkuar lart për të përgatitur një filxhan çaj. Ajo zbriti. Ku gjeti derën të hequr nga vendi dhe dy oficerë policie që kishin mbetur të hutuar!”, tha artisti Lazarides, raporton "Sky News".

Policia Metropolitane e Londrës iu përgjigjej thirrjes se një “person në ankth” ndodhej në galeri në mbrëmjen e 25 nëntorit.

“Oficerët detyruan të hynin në galeri, ku zbuluan se personi ishte në fakt një manekin”, tha një zëdhënës i policisë.

Instalimi paraqet një grua të veshur me tuta sportive dhe me fytyrën të zhytur në një me tas supë, me flokët e saj të gjatë biondë që ia fshehin fytyrën.

Skulptura realiste është e artistit amerikan Mark Jenkins dhe bazohet në motrën e Lazarides.

Me sa duket, kjo nuk është hera e parë që instalacioni, i cili ndodhet në dritaren e galerisë, shkakton telashe. Raportohet se diçka e tillë kishte ndodhur edhe në tetor, kur emergjenca u thirr për të ndihmuar gruan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco