Erdogan i vuri kusht për anëtarësimin në NATO, Suedia refuzon ekstradimin e gazetarit

Erdogan i vuri kusht për anëtarësimin në NATO, Suedia refuzon ekstradimin e gazetarit

16:39, 19/12/2022

Gjykata e Lartë suedeze hodhi poshtë sot kërkesën e Turqisë për ekstradimin e gazetarit Bulent Kenes. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kishte kërkuar personalisht ekstradimin e tij për t’i dhënë dritën jeshile hyrjes së Suedisë në NATO.

Gjykata e Lartë, përgjegjëse për apelimet kundër ekstradimeve, ka identifikuar “disa pengesa” për dorëzimin tek autoritetet turke të Kenes, i akuzuar nga Ankaraja se ka qenë bashkëpunëtor në përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 dhe si anëtar i lëvizjes Guleniste.

55-vjeçari Kenes, i cili ka azil në Suedi, ishte redaktori i gazetës në gjuhën angleze “Today’s Zaman”, e cila ishte në pronësi të rrjetit të lidhur me klerikun mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen. Ajo u mbyll si pjesë e një goditjeje nga qeveria ndaj grupit.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka penguar Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, duke ushtruar presion që dy vendet nordike të shtypin grupet që i konsideron si organizata terroriste dhe të ekstradojnë të dyshuarit e kërkuar në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco