Gjukanoviq: Ndërmjetësuesit e BE-së të zgjidhin krizën politike në Mal të Zi

Gjukanoviq: Ndërmjetësuesit e BE-së të zgjidhin krizën politike në Mal të Zi

15:28, 19/12/2022

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq nënshkroi ndryshimet e reja të miratuara në Ligjin për Presidentin.

Ai shprehu besimin se ekziston nevoja për përfshirjen e ndërmjetësve të BE-së në zgjidhjen e krizës aktuale politike në vend, raporton EWB.

Sipas Gjukanoviqit, edhe pse gjatë viteve të kaluara ishte kundër ndërhyrjes së jashtme në mosmarrëveshjet e brendshme politike, ai tani beson se situata kërkon ndihmë nga BE-ja.

“Mendoj se thellësia e problemeve me të cilat po ballafaqohemi në këtë fazë të jetës politike në Mal të Zi, me një shpërfillje kaq arrogante ndaj rekomandimeve të institucioneve relevante ndërkombëtare, detyrimisht kushtëzon zgjidhjen e tyre me ndihmën e partnerëve”, tha Gjukanoviq.

Ai kritikoi shumicën parlamentare për humbjen e mundësisë për të zgjedhur një qeveri pasi dy qeveritë e mëparshme humbën mbështetjen parlamentare dhe iu nënshtruan një votëbesimi.

Presidenti malazez shprehu mosbesim se shumica aktuale parlamentare mund të zgjidhë “vakumin institucional” dhe të zgjedhë një qeveri që do të jetë në gjendje të trajtojë çështjet me të cilat përballet vendi. Ai akuzoi mazhorancën parlamentare si jo të besueshme dhe të udhëhequr nga interesa ditore politike.

“Prandaj nuk mendoj se një shumicë e tillë mund të zgjedhë një qeveri që do të ishte në gjendje të zgjidhte problemet e vështira në të cilat ndodhet vendi ndërkohë”, ka Gjukanoviq.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco