Alarm për sulm ajror në Kiev dhe në disa rajone të tjera të Ukrainës

Alarm për sulm ajror në Kiev dhe në disa rajone të tjera të Ukrainës

12:58, 19/12/2022

Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në të gjithë Kievin dhe pjesën më të madhe të Ukrainës, sipas zyrtarëve, shkruan skynews.

“Alarmi për sulm ajror është dëgjuar në të gjithë në rajonin e Kievit,” tha Administrata Rajonale Ushtarake e Kievit.

Kjo vjen pas raportimeve mëngjësin e sotëm për sulme me dronë në kryeqytet, të cilat zyrtarët ukrainas thanë se goditën infrastrukturën kritike.

Edhe pse autoritetet ushtarake ukrainase kanë deklaruar se Rusia e ka tejkaluar prej kohësh kapacitetin e saj të sulmeve raketore, duke përdorur rezervat, forcat ruse vazhdojnë sulmet.

Ditën e djeshme sulmet raketore, por veçanërisht edhe ato të dronëve iranianë kanë goditur qytetin e Dnipropetrovsk dhe kryeqytetin Kiev.

Objektivi kryesor është infrastruktura kritike e vendit, veçanërisht ajo elektrike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco