VIDEO/ Ushtria ukrainase çliroi fshatin nga rusët, nëna e një ushtari përlot me reagimin e saj

VIDEO/ Ushtria ukrainase çliroi fshatin nga rusët, nëna e një ushtari përlot me reagimin e saj

12:51, 14/09/2022

Në internet është shpërndarë videoja e momentit kur ushtria ukrainase çliron një fshat nga okupatorët rusë- e nëna e një ushtari me entuziazëm vrapoi në drejtim të veturës brenda të cilit gjendej djali i saj – duke i përlotur të gjithë që ishin të pranishëm me reagimin e saj.

“Dashuria ime, të kam pritur! E kam ditur se do të vish, e kam ditur”, dëgjohet duke i thënë ukrainasja të birit, i cili nga dita e parë veshi uniformën dhe mori pushkën në dorë për ta mbrojtur atdheun nga pushtuesit rusë.

“Nënë dukesh mrekullueshëm si gjithnjë. Më ke munguar shumë”, ia kthen i biri.

Ky ushtar shihet duke dalë nga vetura, ndërsa e ëma e tij vrapon për ta përqafuar – para se bashkëluftëtarëve të tij t’ju ofronte ushqim.

“Djem kam përgatitur drekën”, i thotë kjo nënë ukrainase ushtarëve që çliruan fshatin e saj nga pushtuesit rusë.

Edhe pse nuk dihet se në cilën pjesë të Ukrainës është realizuar videoja, fjala sipas të gjitha gjasave është për pjesën lindore – ku po zhvillohet kundërofensiva ukrainase. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco