Video/ Olena Zelenska pritet me duatrokitje të forta nga Parlamenti Evropian

Video/ Olena Zelenska pritet me duatrokitje të forta nga Parlamenti Evropian

11:35, 14/09/2022

Me duartrokitje të ngrohta, eurodeputetët pritën të mërkurën në Parlamentin Evropian zonjën e parë të Ukrainës, Olena Zelenska, e cila mori pjesë në fjalimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Është një nder i madh që kemi Olena Zelenska me ne në këtë ditë të rëndësishme”, tha presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.

Eurodeputetët e pranishëm u ngritën në këmbë dhe duatrokitën gjatë bashkëshorten e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Për herë të parë në historinë e tij, Parlamenti Evropian po debaton për gjendjen e Bashkimit tonë, ndërkohë që lufta është ndezur në tokën evropiane”, tha Ursula von der Leyen, e veshur me ngjyrat e Ukrainës.

“E dashur Olena, u desh një guxim i madh për t'iu kundërvënë brutalitetit të Putinit. E gjete atë guxim. Sot duam t'ju falënderojmë ju dhe të gjithë ukrainasit."

Një skenariste me profesion, Olena Zelenska, që nga fillimi i luftës në vendin e saj në shkurt, ka bërë që zëri i saj të dëgjohet gjithnjë e më shumë në favor të popullit ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco