Pas Armenisë dhe Azerbajxhanit, tensione edhe në dy vende të tjera ish-sovjetike

Pas Armenisë dhe Azerbajxhanit, tensione edhe në dy vende të tjera ish-sovjetike

10:39, 14/09/2022

Vladimir Putin ende nuk ka tretur shijen e hidhur të disfatës në rajonin  e Kharkivit, ku forcat ruse janë sprapsur me dhjetëra kilometra nga ofensiva ukrainase, por re të tjera të zeza po i afrohen në kufijtë e Rusisë.

Pas tensioneve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që sipas Yerevanit i kanë kushtuar jetën 49 personave, dy ish-vende sovjetike të tjera kanë filluar konfliktet.

Bëhet fjalë për Kirgizistanin dhe Taxhikistanin, që përjetuan dje një incident kufitar. Rojet kufitare taxhike akuzojnë kolegët kirgizë se kanë hapur zjarr drejt tyre, duke vrarë një prej tyre. 

Nuk është incidenti i parë ndër vite midis dy vendeve aziatike aleatë të Putin dhe strategjikë për pozicionin e tyre kufitar me Kinën si dhe për vendndodhjen e burimeve energjetike, arsye për të cilën Moska mban ende aty bazat e saj ushtarake.

Dy vendet kanë probleme të njohjes të kufijve, dhe vitin e kaluar rrezikuan të përballeshin në një luftë të mirëfilltë. Një tensionim i mëtejshëm do të ishte një goditje e rëndë për Moskën, që do të duhej të fokusohej në një tjetër front ku ka influencë absolute. /a2news.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco