Britani e Madhe/ 'Tërbohet' Twitter-i për puron e ministres së shëndetësisë, ja si përgjigjet ajo

Britani e Madhe/ 'Tërbohet' Twitter-i për puron e ministres së shëndetësisë, ja si përgjigjet ajo

09:39, 08/09/2022

Ministrja e re e Shëndetësisë së qeverisë britanike të kryeministres së sapo emëruar Liz Truss ka qënë në qendër të vëmëndjes që në ditët e para.

Një foto e Therese Coffey ku ajo shihet duke pirë një puro, me një gotë plot me shampanjë dhe me një bluzë të ndotur në një festë të 'Spectator' është bërë virale.

Komentet që mori fotoja e saj ishin të shumta.

‘’ Ministri gjerman i shëndetësisë është një shkencëtar dhe mjek, ndërsa ministri francez i shëndetësisë është një mjek i urgjencës, babai, gjyshi dhe stërgjyshi i të cilit ishin mjekë ushtarakë. Sekretarja jonë e shëndetësisë do të jetë Thérèse Coffey, e dhjamosur, që pi puro. Është përtej një shakaje!’’ shkruan në komentues.

Ndërsa një komentues tjetër shprehet:

‘Thérèse Coffey, është politikania e dhjamosur, duhanpirëse, e cila është kundër abortit dhe kundër martesës së homoseksualëve, ajo është vetëm 50 vjeç!! Me siguri që emërimi i saj si sekretare e shëndetësisë është thjesht zhgënjim.’

‘’Nuk ka nevojë të diskutojmë se si duket Thérèse Coffey, se ajo pi puro ose se alarmi i telefonit i bie Dr Dre. Në vend të kësaj, përqendrohuni në mënyrën se si ajo votoi kundër zgjerimit të aksesit në kujdesin për abortin, donte të ulte kredinë universale dhe votoi kundër martesës së të njëjtit seks.’’ shkruan një tjetër komentues.

‘’Me Thérèse Coffey që pi duhan si Sekretare e Shëndetësisë, me mashtruesin e taksave Jacob Rees-Mogg si Sekretar Biznesi dhe njeriun që mbrojti Owen Paterson, Kwasi Kwarteng të emëruar si Kancelar i Thesarit... ky është me të vërtetë 'kabineti ironi.'’ është një tjetër koment.

Por si i është përgjigjur Therese Coffey këtyre komenteve?

“ Më pëlqen të shijoj një puro. Nuk e kuptova që kisha derdhur diçka në këmishën time. Më dukej shumë e çuditshme. Nuk do të më shihni më kurrë duke pirë puro para askujt. Nuk është një foto për të cilën jam krenare .' është shprehur Coffey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco