Kriza, inflacioni: Qeveria përgatit një paketë 'rezistence' për familjet shqiptare

Kriza, inflacioni: Qeveria përgatit një paketë 'rezistence' për familjet shqiptare

09:05, 08/09/2022

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot para mediave se qeveria ka përgatitur një paketë afatmesme për të trajtuar pasojat e krizës globale, energjitike, të inflacionit e cila ka prekur edhe Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama  tha se paketa e re e rezistencës sociale sociale sipas tij, për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin vjetor.

Paketa rrit me 10% mbështetjen mujore për ndihmën ekonomike dhe e dyfishon atë për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë.

Paketa indekson me 7.5% pagesat për Aftësinë e Kufizuar dhe rrit mbështetjen financiare për energjinë elektrike për të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjikë.

Paketa e rezistencës rrit përsëri pagën minimale në 34 mijë lekë dhe sjell rritje pagash për administratën, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Burgjeve si edhe shton mbështetjen financiare për naftën pa taksa për fermerët, vijon mbështetjen e peshkatarëve për TVSH e naftës, konfirmon mbështetjen e mëtejshme për transportin publik dhe, siç theksoi në përfundim, garanton mbrojtjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco