Ukraina i kërkon Europës të mos lëkundet për ta mbështetur në luftën kundër Rusisë

Ukraina i kërkon Europës të mos lëkundet për ta mbështetur në luftën kundër Rusisë

22:15, 07/09/2022

Brukseli po “gumëzhin” nga bisedimet për dimrin, ndërsa forcat ruse vazhdojnë luftën e tyre në Ukrainë.

Por me sa duket  fokusi është vendosur  më shumë te kriza energjetike në Evropës, sesa te luftimet ne Ukrainë, shkruan BBC.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian e kanë të vështirë të thonë se mbështetja e tyre për Ukrainën është e palëkundur. BE-ja thotë se sanksionet e saj janë duke “bluar” ekonominë ruse, por ato, siç pritej, po dëmtojnë edhe Evropën.

Zyrtarët në Kiev janë të vetëdijshëm se muajt e ardhshëm do të jenë sfidues dhe mesazhi për BE-në ka qenë i qëndrueshëm dhe ndoshta i koordinuar: “do të jetë e vështirë për ju, por imagjinoni se si do të jetë për ne.”

Për këtë arsye Ukraina i kërkon Evropës të mos lëkundet për ta mbështetur në luftën kundër Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco