Shkëmbimi i ushtarëve të zënë rob mes ukrainasve dhe rusëve – Kievi publikon pamjet

Shkëmbimi i ushtarëve të zënë rob mes ukrainasve dhe rusëve – Kievi publikon pamjet

14:39, 07/09/2022

Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e disa prej ushtarëve rusë të zënë rob lufte, që pas një marrëveshje janë shkëmbyer me ushtarët ukrainas.

Në video shihen ushtarët rusë me duar të lidhura si dhe ata ukrainas, që po i shoqëronin dhe po prisnin momentin kur do të shkëmbeheshin, transmeton Telegrafi.

Shkëmbime të tilla kanë ndodhur shpesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por me raste ishin rusët ata që nuk e mbajtën premtimin dhe i dërguan ushtarët ukrainas të zënë rob nëpër burgjet e Rusisë.

Në anën tjetër, ukrainasit po vazhdojnë me kundërofensivën në rajonet që aktualisht janë nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Së fundmi Kievi ka bërë të ditur se ka shkatërruar një urë me rëndësi të veçantë strategjike në rajonin e Khersonit, të cilën rusët po e shfrytëzonin për transportimin e ushtarëve dhe armëve.

Madje kanë publikuar imazhet satelitore që shfaqin urën e shkatërruar, si dhe një kompleks që përdorej nga rusët si bazë ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco