Depozitat e gazit në Gjermani janë të mbushura me 85% mes tensioneve me Rusinë

Depozitat e gazit në Gjermani janë të mbushura me 85% mes tensioneve me Rusinë

14:14, 07/09/2022

Në fjalimin e tij për buxhetin të mërkurën, kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi të punojë për uljen e çmimeve për importet e energjisë ndërsa tensionet me Rusinë vazhdojnë, duke thënë se "çmimet për furnizimet me energji duhet të ulen".

“Qytetarët duhet të jenë në gjendje të paguajnë edhe çmimet. Dhe ne do të kujdesemi për këtë”, tha ai.

Scholz tha se objektet e depozitimit të gazit të vendit ishin mbi 85% të mbushura në një kohë kur Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz në Gjermani.

Gjermania “ndoshta do ta kalojë këtë dimër, pavarësisht gjithë tensionit, për shkak të ndërtimit të terminaleve të magazinimit të gazit të lëngshëm natyror dhe blerjes së gazit diku tjetër”, shtoi ai. 

"Ti nuk do te ecesh kurre vetem. Kjo është motoja e kësaj qeverie”, premtoi Scholz. “Jam i sigurt se vendi ynë do të ngrihet lart. Ne do të qëndrojmë së bashku. Ne do të kapërcejmë sfidat me të cilat po përballemi tani”.

Scholz javën e kaluar tha se vendi është më i përgatitur për dimër "seç ishte parashikuar disa muaj më parë" kur bëhet fjalë për furnizimin me gaz dhe se "mund të përballet mjaft mirë me kërcënimet që na vijnë nga Rusia".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco