Xi dhe Putin do të takohen ballë për ballë javën e ardhshme

Xi dhe Putin do të takohen ballë për ballë javën e ardhshme

13:34, 07/09/2022

Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen në samitin që do të mbahet në Uzbekistan javën e ardhshme, u tha gazetarëve të mërkurën i dërguari rus në Pekin, Andrey Denisov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

Takimi i pritshëm në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të jetë i pari ballë për ballë mes dy liderëve, të cilët kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë, që nga pushtimi rus i Ukrainës në fillim të këtij viti.

Kjo është gjithashtu dhe udhëtimi i parë jashtë shtetit për Xi që nga ditët e para të pandemisë së koronavirusit.

Samiti i SCO-së do të mbahet më 15 deri më 16 shtator në Samarkand.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco