Sekretari i OKB-së: Armët bërthamore janë shkatërrim...

Sekretari i OKB-së: Armët bërthamore janë shkatërrim...

09:42, 29/08/2022

Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka shkruar në Twitter se armët bërthamore nuk garantojnë fitore e as siguri.

“Bota jonë është mbajtur peng i armëve bërthamore për mjaft kohë”, ka thënë ai.

 “Këto pajisje vdekjeje nuk garantojnë asnjë fitore apo siguri. Sipas projektimit, rezultati i tyre i vetëm është shkatërrimi”.

“Le të sigurojmë fundin e testimit përgjithmonë dhe t’i dorëzojmë historisë armët bërthamore – një herë e përgjithmonë”, ka kërkuar ai.

Janë disa shtete të cilat kanën armë bërthamore, poqë përdorimi i tyre cilësohet të jetë fatal për planetin. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco