SHBA/ Një burrë tenton të rrëmbejë 6-vjeçaren që po luante pranë shtëpisë! Kamerat filmojnë gjithçka

SHBA/ Një burrë tenton të rrëmbejë 6-vjeçaren që po luante pranë shtëpisë! Kamerat filmojnë gjithçka

19:21, 28/08/2022

Një video e rëndë është publikuar ditën e sotme në mediat e huaja ku shihet një burrë i cili, tenton të rrëmbejë një vajzë 6-vjeçare në Ohio të SHBA-ve.

Vajza për fat të mirë arriti të largohet pavarësisht se ishte pranë shtëpisë.

Familja Nash nga Hamilton, Ohio, ka publikuar pamjet e momentit kur 6-vjeçarja kapet për dore nga një burrë që i vjen nga pas dhe tenton ta rrëmbejë.

Ndërkohë Policia amerikane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Deric McPherson, 33 vjeç, i cili nuk hezitoi as ta tërheq zvarrë me shpresën se do të arrinte ta rrëmbente.

Pasi mësoi se çfarë ndodhi, babai i vogëlushes u fut me shpejtësi në makinë dhe e ndoqi nga pas të dyshuarin duke e njohur policinë për vendndodhjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco