Zelenskyy i bën një paralajmërim Rusisë për ‘gjyqin teatral të neveritshëm’ në Mariupol Protestues më 4 gusht në Kiev, kryesisht të afërm, në mbështetje të ushtarëve ukrainas nga Regjimenti Azov, kapur nga Rusia në maj pas rënies së Mariupolit.

Zelenskyy i bën një paralajmërim Rusisë për ‘gjyqin teatral të neveritshëm’ në Mariupol

08:55, 22/08/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se çdo bisedim me Rusinë do të jetë i pamundur nëse zhvillohet një gjyq i ushtarakëve ukrainas të kapur rob.

Ndërkohë, forcat ruse vazhduan me ofensivën e tyre në disa rajone të Ukrainës të hënën. Predha artilerie ranë mbi Nikopol, një qytet pranë centralit bërthamor më të madh të Evropës në Zaporizhzhia, ndërsa raketat goditën pranë portit të Odesës në Detin e Zi gjatë fundjavës.

Në fjalimin e tij të natës së të dielës, Presidenti ukrainas paralajmëroi se në Mariupol po përgatitej terreni për "një  gjyq teatral, plotësisht i neveritshëm dhe absurd".

"Kjo do të jetë vija përtej së cilës çdo negociatë është e pamundur," tha Zelenskyy, duke akuzuar Moskën për shkelje të rregullave ndërkombëtare.

Presidenti beson se një gjyq po përgatitet që të përkojë me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës të mërkurën, e cila gjithashtu shënon gjashtë mujorin e pushtimit rus. Në fundjavë ai bëri thirrje për vigjilencë, duke thënë se Moska mund të provojë "diçka veçanërisht të dhunshme".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco