Ulja e kostove familjare, Biden tregon një ngjarje të prindrëve të tij të varfër

Ulja e kostove familjare, Biden tregon një ngjarje të prindrëve të tij të varfër

22:45, 21/08/2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se i kujtohet kur prindërit e tij nuk kishin para të mjaftueshme për t’i paguar të gjitha faturat.

E për këtë thotë se si president do të bëjë gjithçka për t’i ulur kostot familjare.

“Mbaj mend që u ula në tryezën e ngrënies së mamasë dhe babait tim dhe i shikoja ata të zgjidhnin se cilat fatura do të paguanin atë muaj, sepse nuk kishin para të mjaftueshme për t’i paguar të gjitha. Kjo është arsyeja pse unë po bëj gjithçka në fuqinë time për të ulur kostot për familjet”, ka shkruar Biden në Facebook, të dielën.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco