Sulm në një hotel në Somali, 21 të vdekur dhe qindra të plagosur

Sulm në një hotel në Somali, 21 të vdekur dhe qindra të plagosur

17:52, 21/08/2022

Të paktën 21 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi që zgjati për rreh 30 orë në një hotel në Somali.

“Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i të vdekurve është 21 dhe 117 të plagosur” nga sulmi në hotelin Hayat në kryeqytetin somalez, i cili filloi të premten mbrëma, tha ministri Ali Haji Adan.

Mëngjesin e sotëm, ekipet e shpëtimit po kërkonin të mbijetuar mes rrënojave, ndërsa përreth hotelit, i cili është rrethuar nga forcat e rendit, ekspertët po kërkonin mjete të mundshme shpërthyese. Hoteli Hayat ka pësuar dëme të konsiderueshme, ku pjesë të tij janë shembur.

Sulmi i së premtes ishte sulmi i parë në shkallë të gjerë në Somali që kur presidenti i ri i vendit, Hassan Sheikh Mohamud, mori detyrën në maj.

Organizata Shebab është përpjekur për më shumë se 10 vjet për të rrëzuar qeverinë dhe për të krijuar një shtet të bazuar në ligjin islam, sheriatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco