Rrugët e Kievit shndërrohen në muze, tanket e shkatërruara ruse ekspozohen

Rrugët e Kievit shndërrohen në muze, tanket e shkatërruara ruse ekspozohen

16:28, 21/08/2022

Qendra e Kievit është shndërruar në një muze, ku janë ekspozuar tanket e shkatërruara të ushtrisë së Vladimir Putinit, që filloi pushtimin e këtij vendi në fund të shkurtit.

Banorët lokalë në veçanti ata të rrugës Khershchatyk, janë çdo ditë dëshmitarë të “ekspozitave” të shumta, ku shfaqen mjetet ushtarake të ushtrisë ruse.

Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin armët e ndryshkura – kjo pasi ato janë sekuestruar prej muajsh kur rusët dështuan të marrin nën kontrollin Kievin.

Sipas inteligjencës ukrainase, Moska ka humbur një numër të madh të tankeve në luftimet e ashpra në Ukrainë.

Sipas të dhënave më të fundit nga ushtria ukrainase, trupat ruse nga fillimi i pushtimit kanë pësuar humbje të mëdha.

Madje pretendohet se 45.200 ushtarë janë vrarë dhe mbi 3.000 tanke janë shkatërruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco