Protesta të dhunshme kundër OKB-së në Kongo, të paktën 15 të vrarë

Protesta të dhunshme kundër OKB-së në Kongo, të paktën 15 të vrarë

09:13, 27/07/2022

Të paktën 15 persona u vranë dhe rreth 50 u plagosën gjatë ditës së dytë të protestave të dhunshme kundër Kombeve të Bashkuara në qytetet lindore të Republikës Demokratike të Kongos, Goma dhe Butembo, thanë autoritetet.

Ndër të vdekurit përfshihshin demonstrues dhe punonjës të OKB-së, ndërsa zyrat e OKB-së u sulmuan nga turma.

Një gazetar i Reuters raportoi se i pa paqeruajtësit e OKB-së që qëlluan për vdekje dy protestues, ndërsa njerëzit u hodhën gurë, shkatërruan dhe u vunë flakën ndërtesave të OKB-së në Goma.

Demonstratat filluan të hënën, kur qindra njerëz sulmuan dhe plaçkitën një magazinë të OKB-së në qytet, një qendër rajonale për grupet ndërkombëtare të ndihmës, duke kërkuar që misioni të largohej nga vendi.

Ato u ndezën përsëri të martën dhe u përhapën në Butembo, rreth 200 km në veri të Gomës.

Protestat u thirrën nga një fraksion i krahut rinor të partisë në pushtet që e akuzon misionin e OKB-së, të njohur si Monusco, se nuk ka arritu t’i mbrojë civilët nga dhuna e milicisë.

“Turmat po hedhin gurë dhe bomba me benzinë, duke thyer bazat, duke plaçkitur dheshkatërruare e vënë zjarrin objekteve,” u tha gazetarëve në Nju Jork, zv.zëdhënësi i OKB, Farhan Haq.

Disa sulmuan shtëpitë e punëtorëve të OKB-së që u evakuuan nga Goma me një autokolonë automjetesh të shoqëruar nga ushtria, tha një reporter.

Një paqeruajtës dhe dy punonjës të policisë së OKB-së u vranë kur baza e tyre në Butembo u sulmua, tha zëdhënësi i OKB-së.

Shefi i policisë së Butembo, Paul Ngoma, tha se shtatë civilë u vranë gjithashtu kur paqeruajtësit u hakmorrën.

"Situata është shumë e paqëndrueshme dhe përforcimet po mobilizohen," tha Haq, duke shtuar se forcave të OKB-së u ishte thënë të përmbaheshin maksimalisht dhe të bënin vetëm të shtëna paralajmëruese.

Zëdhënësi i qeverisë, Patrick Muyaya, kishte thënë më herët se të paktën pesë persona u vranë dhe rreth 50 u plagosën në Goma.

 Gazetari i Reuters në Goma tha se paqeruajtësit hodhën gaz lotsjellës dhe qëlluan me plumba të vërtetë në drejtim të turmës, duke vrarë dy dhe duke plagosur të paktën dy të tjerë.

Protestuesit fillimisht ishin paqësorë, por u kthyen në të dhunshëm pasi disa morën granata me gaz lotsjellës nga toka dhe i hodhën përsëri në magazinat e Monusco.

 Ngoma tha se demonstruesit sulmuan bazën Monusco që ishte atje me gurë dhe të shtëna me armë. “Kështu vdiqën tre paqeruajtës të Monusko. Nga ana e popullsisë, raporti i përkohshëm tregon shtatë të vdekur pasi edhe Monusco gjithashtu reagoi me armë, "tha ai.

Ministri i Jashtëm i Indisë tha se dy nga paqeruajtësit që vdiqën ishin indianë.

Ngoma tha se i treti ishte maroken. Numri i të plagosurve nuk dihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco