VIDEO/ As blindi s’i shpëtoi nga plumbat, automjeti i shënjestrave të atentatit në Milot i bërë 'shoshë'

22:48, 22/07/2022

Rreth 100 plumba kallashnikovi dyshohet të jenë zbrazur në drejtim të Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit këtë mbrëmje në atentatin e Milotit. 27-vjeçari Preçi ndërroi jetë në spitalin e Traumës ndërsa 46-vjeçari Ylli Brahimi ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportimeve, të dy personat në fjalë lëviznin me automjet të blinduar, i cili duket se nuk i ka shpëtuar shënjestrat të prekeshin nga plumbat.

Automjeti i blinduar me targa të Shkupit, ka në xhamin ballor një sërë shenjash nga plumbat ndërsa duket se breshëria kryesisht ka ardhur nga pas ku gjurmët e plumbave duken akoma më shumë intensive.

Makina që drejtohej nga Preçi, po hynte në rrugicën që ndante banesat e tyre. Para se të futej në rrugicë, makina është qëlluar me breshëri plumbash ndërsa autorët u larguan në drejtim të Laçit.

Si Brahimi ashtu e Preçi kanë rënë pre e atentateve edhe më parë. Biznesmenin 47-vjeçar tentuan ta vrisnin në janar të 2021, ndërsa Preçin në maj të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco