Britania do të furnizojë Ukrainën me këto lloje të armëve

Britania do të furnizojë Ukrainën me këto lloje të armëve

16:16, 21/07/2022

Britania do të furnizojë Ukrainën me një numër të madh armësh zjarri dhe me 1600 armë antitank. Ky është një tjetër furnizim me armë nga Perëndimi me qëllim forcimin e mbrojtjes së vendit kundër Rusisë, sipas deklaratës së ministrit të Mbrojtjes Ben Wallace.

Furnizimi vjen pasi kryeministri Boris Johnson muajin e kaluar premtoi një mbështetje të mëtejshme ushtarake prej 1 miliard paundsh, duke e çuar mbështetjen totale të Britanisë për Ukrainën që nga fillimi i luftës në 2.3 miliardë paund.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do të sigurojmë që ukrainasit të kenë mjetet e nevojshme për të mbrojtur vendin e tyre kundër pushtimit të paligjshëm të Putinit”, tha Wallace në një deklaratë.

Ai shtoi se Britania do të sigurojë sisteme radari, qindra dronë dhe municione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco