Moska: Rajonin e Donbasit do e rindërtojnë punëtorët nga Koreja e Veriut

Moska: Rajonin e Donbasit do e rindërtojnë punëtorët nga Koreja e Veriut

10:14, 19/07/2022

Koreja e Veriut mund të ndërtojë punëtorë në dy rajonet e kontrolluara nga Rusia në lindje të Ukrainës. Kështu bëri të ditur ambasadori i Rusisë në Korenë e Veriut, Alexander Matsegora.

Ai tha se punëtorët nga Koreja e Veriut mund të ndihmojnë për të rindërtuar rajonin e shkatërruar të Donbasit. Sipas Guardian, një lëvizje e tillë sfidon sanksionet ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut.

“Ka shumë mundësi për bashkëpunim mes Koresë së Veriut dhe republikave të Donbasit,” tha ambasadori.

“Punëtorët e kualifikuar dhe të palodhur nga Koreja e Veriut, që janë të aftë të punojnë në kushtet më të vështira, mund të na ndihmojnë të rindërtojmë infrastrukturën”, tha ai.

Komentet e tij vijnë pasi Koreja e Veriut u bë një nga pak vende që ka njohur dy territoret pro-ruse, duke akuzuar qeverinë ukrainase se është pjesë e skemës armiqësore të Uashingtonit kundër Koresë së veriut.

Ukraina ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut dhe deklaroi me zemërim se ky vend po minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Koreja e Veriut ka fituar zakonisht valutë të huaj, aq e nevojshme për vendin, duke dërguar punëtorë jashtë vendit. Por sipas sanksioneve të OKB, Koresë së Veriut nuk i lejohet diçka e tillë pas vitit 2019. Megjithatë vendi komunist i ka sfiduar këto sanksione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco