Pamje të tmerrshme, qëllohen me armë zjarri katër persona në një klub nate në Spanjë

Pamje të tmerrshme, qëllohen me armë zjarri katër persona në një klub nate në Spanjë

10:53, 18/07/2022

Katër persona janë qëlluar me armë zjarri në një klub nate në Marbella, pasi një person i armatosur u inatos në pistën e mbushur me njerëz, shkruan Dailymail.

Të shtënat ndodhen në orët e para të mëngjesit të sotëm në Opium Beach Club, një klub i njohur për turistët britanikë.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë një përleshje që shpërthen mes të ftuarve në seksionin VIP, para se sulmuesi të nxirrte armën e tij, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe teksa pjesmarrësit largoheshin me vrap nga vendi i ngjarjes.

Por më pas sulmuesi është goditur me thikë në kokë dhe në trup, thanë burimet dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ndërsa burimet policore thanë se personi i armatosur ishte holandez.

Të gjithë personat e qëlluar janë shtruar në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është ende e qartë.

Një fqinj që jetonte afër vendit të ngjarjes i tha një gazete lokale:

'Nuk mund të flija për shkak të zhurmës së muzikës dhe papritmas dëgjova katër të shtëna. Pashë nga ballkoni dhe  e kuptova menjëherë se nuk ishte zhurma e fishekzjarreve si netët e tjera’.

DJ afrikano-jugor Black Coffee, emri i vërtetë i të cilit është Nkosinathi Innocent Maphumulo, ishte ndër ata që do të performonin në Opium Beach Club mbrëmë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco