VIDEO/ Tragjedi në aeroportin e Las Vegasit, përplasen dy avionë, ka viktima

VIDEO/ Tragjedi në aeroportin e Las Vegasit, përplasen dy avionë, ka viktima

08:13, 18/07/2022

Të paktën katër persona humbën jetën në aeroportin e Las Vegasit nga përplasja e dy avionëve.

Konkretisht, një avion Piper PA-46 me një motor dhe një Cessna 172 u përplasën mbi aeroportin e Las Vegasit të Veriut në rrethana ende të paqarta të dielën pasdite.

Shkaku i përplasjes është ende nën hetim, por raportet fillestare tregojnë se Piper PA-46 po përgatitej të ulej teksa u përplas me avionin Cessna 172.

Pamjet nga skena e tragjedisë tregojnë rrënojat e djegura të njërit prej dy avionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco