Ivanka Trump e shkatërruar nga vdekja e papritur e nënës së saj

Ivanka Trump e shkatërruar nga vdekja e papritur e nënës së saj

07:45, 15/07/2022

Ivanka Trump shprehu pikëllimin e thellë për vdekjen e papritur të nënës së saj përmes një postimi në Instagram me foto nga fëmijëria e saj në krahët e Ivanës.

‘Jam e shkatërruar nga vdekja e nënës sime. Ishte brilante, pasionante dhe e jashtëzakonshme. Ajo ishte model i forcës, këmbënguljes dhe vendosmërisë në çdo veprim që ndërmerrte. Ajo e jetoi jetën në maksimum, duke mos humbur asnjë rast duke qeshur dhe kërcyer. Do të më mungojë përgjithmonë dhe kujtimin e saj do ta mbajë gjallë në zemrat tona’ ka shkruar vajza e ish-presidentit amerikan në Instagram.

Ishte vetë Donald Trump që njoftoi mbrëmë se ish-bashkëshortja e tij, ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.

‘Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë se Ivana ndërroi jetë në shtëpinë në saj në Nju Jork’ tha Donald Trump në një mesazh në platformen e mediave sociale Truth Social.

“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme- një bukuri rrezatuese dhe një mike e dashur’ shkroi familja Trump në deklaratën e tyre.

Në njoftim nuk specifikohet shkaku i vdekjes, megjithatë më vonë u bë e ditur se Ivana Trump u gjet pa ndjenja në shkallët e shtëpisë së saj në Manhattan mbasditen e së enjtes, ndërsa më vonë u dha lajmi i hidhur.

Shkaku zyrtar i vdekjes do të bëhet i ditur pas përfundimit të autopsisë.

Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump, me të cilin kishte tre fëmijë: Donald Jr., Ivanka dhe Eric.

Ajo lindi më 20 shkurt 1949 në ish Çekosllovaki. 

Ajo u zhvendos në Kanada në vitet 1970 dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me Donald Trump në 1977.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivanka Trump (@ivankatrump)

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco