E rëndë/ Gjyshi i bërtet se rrinte shumë në celular, nipi e vret me sende të forta dhe e poston videon

E rëndë/ Gjyshi i bërtet se rrinte shumë në celular, nipi e vret me sende të forta dhe e poston videon

20:41, 09/07/2022

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Chieti të Italisë, ku një 15-vjeçar ka vrarë me sende të forta gjyshin e tij, pasi ky i fundit e qortoi se kalonte shumë kohë në celular.

Mediat lokale bëjnë me dije se i riu e ka goditur gjyshin 78-vjeçar me fshesën e korentit dhe me shkelma.

Madje, adoleshenti edhe e ka regjistruar veten duke dhunuar të moshuarin, për ta publikuar më pas videon në WhatsApp.

Gjyshi ndërroi jetë në spitalin e qytetit Pescara, ndërkohë që nipi, i cili ndiqej nga punonjësit socialë për probleme mendore, është arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco