Joe Biden: CIA paralajmëroi pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Joe Biden: CIA paralajmëroi pushtimin e Ukrainës nga Rusia

20:42, 09/07/2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden deklaroi se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) paralajmëroi botën, se çfarë po parashikonte Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

Deklaratën, Biden e dha teksa vizitoi selinë e CIA-s në 75-vjetorin e saj, shkruan Reuters.

Ishte falë punës së pabesueshme të profesionistëve tanë të inteligjencës, që ne ishim në gjendje të paralajmëronim botën se çfarë po planifikonte Vladimir Putin në Ukrainë,” tha Biden.

Pak ditë më parë, Putin paralajmëroi Ukrainën se duhet të pranojë shpejt kushtet e Rusisë ose të përgatitet për më të keqen.

Kremlini ka kërkuar më parë që Kievi të njohë sovranitetin rus mbi Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014, si dhe të njohë pavarësinë e rajoneve separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco