Mijëra protestuesit i vënë zjarrin shtëpisë së kryeministrit dhe e detyrojnë të japë dorëheqjen

Mijëra protestuesit i vënë zjarrin shtëpisë së kryeministrit dhe e detyrojnë të japë dorëheqjen

19:13, 09/07/2022

Mijëra protestues kanë sulmuar sot shtëpinë e kryeministrit tëSri Lankës dhe i kanë vënë zjarrin, disa orë pasi kryeministri tha se do të jepte dorëheqjen kur të formohej një qeveri e re me dakordësinë e të gjitha partive politike në vend.

Në ditën më të madhe të demonstratave këtë të shtunën, gjithashtu turmat sulmuan edhe shtëpinë dhe zyrën e presidentit.

Në videot e publikuara në mediat sociale, dallohet tymi i kuq në qiell ndërsa flakët pushtojnë godinën.

Zyra e kryeministrit Ranil Ëickremesinghe tha se protestuesit u futën me forcë në shtëpinë e tij në Colombo të shtunën në mbrëmje.

Nuk është e qartë nëse kryeministri ishte brenda në momentin e sulmit. Ai tha më herët se do të japë dorëheqjen vetëm kur të gjitha palët të kenë rënë dakord për një qeveri të re./ Dailymail/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco