Kritikoi luftën Rusi-Ukrainë, dënohet me 7 vite burg politikani rus

Kritikoi luftën Rusi-Ukrainë, dënohet me 7 vite burg politikani rus

09:03, 09/07/2022

Një politikan rus është burgosur për 7 vite pasi reagoi kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, në atë që mendohet të jetë dënimi i parë sipas ligjeve të reja që synojnë të godasin disidentët, shkruan BBC.

60 vjeçari Alexei Gorinov u arrestua në muajin prill pasi u filmua duke kritikuar sulmin ndaj Ukrainës në një mbledhje të këshillit të qytetit të Moskës. Sipas ligjit pas pushtimit, kushdo që përhap “lajme të rreme” për ushtrinë përballet me 15 vite burg.

Rusëve gjithashtu u ndalohet të përdorin fjalën luftë për të përshkruar pushtimin në Ukrainë. Presidenti Vladimir Putin në vend të kësaj ka shpikur frazën “operacion special ushtarak”, megjithëse ai foli për “luftën në Donbas” në komentet drejtuar liderëve parlamentarë.

Aktivisti i të drejtave të njeriut Pavel Çikov tha se vendimi për Gorinov ishte dënimi i parë me burg sipas ligjit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco