Vrasja e Shinzo Abe: Trupi i ish-kryeministrit japonez kthehet në shtëpinë e tij në Tokio

Vrasja e Shinzo Abe: Trupi i ish-kryeministrit japonez kthehet në shtëpinë e tij në Tokio

07:54, 09/07/2022

Një autokolonë që mban trupin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio.

Abe u qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor të Nara.

Policia që po heton atentatin ka thënë se i dyshuari kishte zemërim kundër një "organizate të caktuar".

Vrasësi i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e kësaj organizate, thanë ata.

Tetsuya Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë të bërë vetë, sipas policisë.

Ndërsa një makinë që mbante trupin e Abe-s mbërriti në rezidencën e tij në Tokio, anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.

Kryeministri aktual Fumio Kishida pritet ta vizitojë këtë pasdite.

Sipas raporteve të mediave lokale, një natë heshtjeje do të mbahet të hënën dhe varrimi i Abe do të bëhet të martën.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.

Ai u vra gjatë fushatës për partinë e tij në prag të zgjedhjeve parlamentare të Dhomës së Sipërme të dielën.

Kryeministri Kishida, gjithashtu një anëtar i LDP-së, tha se ai kishte "mbetur pa fjalë", duke u zotuar se demokracia e Japonisë "nuk do t'i dorëzohej kurrë dhunës".

Ai tha se fushata zgjedhore do të vazhdojë të shtunën me masa të forta sigurie, ndërsa votimi i së dielës do të vazhdojë patjetër.

Image

Image

 

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco