Zbulohet shuma marramëndëse që Boris Johson përdori për rinovimin e rezidencës së tij në Downing Street

Zbulohet shuma marramëndëse që Boris Johson përdori për rinovimin e rezidencës së tij në Downing Street

11:00, 08/07/2022

Renovimet e kryera në rezidencën në Downing Street ku Boris Johson do të jetonte pas marrjes së postit si kryeministër kanë kushtuar më shumë se 200.000 puandë britanik.

Një kopje e faturës e zbuluar për rinovimin, e publikuar nga Independent , zbulon se ndryshimi i banesës nr: 11 përfshinte një qilim 7,000 paundë, një karrocë pijesh 3,675 paundë dhe dy divane që kushtonin më shumë se 15,000 paundë në total.

Artikulli më i lirë në faturë nga kompania Soane Britain e dizajnerit të brendshëm Lulu Lytle ishte një leckë tavoline kuzhine prej 500 paundë, ndërsa 3,000 paundë ishin shpenzuar për një 'efekt bojë' për korridorin e banesës.

Familja Johson porositi gjithashtu një llambë për dhomës e pritjes për 6000 paundë së bashku me një abazhur prej 2500 paundë, sipas faturës së rrjedhur në media sociale.

Porosia më e shtrenjtë nga fatura ishte një letër-muri e cila kushtonte 2250 paundë për për 10 rrotulla të 'design Espalier Square' të përdorura në sallën e hyrjes.

Letër-muri në dhomën e vizatimit kushtonte 1500 paundë, ndërsa 15 rrotulla për kuzhinë arritën në 825 paundë, që do të thotë se 4,575 paundë  u shpenzuan për letër-muri në total. 

Edhe pse përshkruhet si "liri smeraldi dhe guri" me ngjyrë, letër-muri "Espalier" besohet se kjo është bërë pasi Johson po ndihej i frustuar ngaqë gruaja e tij por ‘shpenzonte mijëra paundë për lëtër-muri ari’’ thonë raportet.

Vlerësimi i punimeve të ndërtimit, i cili përfshinte lyerjen, lëmimin e dërrasave të dyshemesë dhe instalimin e orendive dhe pajisjeve të reja, arrinin në 30,000 paundë.

Një vlerësim prej 208,104 paundë iu dërgua Zyrës së Kabinetit - e cila ka një buxhet vjetor prej 30,000 paundë për rinovimin e rezidencës së kryeministrit - në fillim të vitit 2020 në fazat e hershme të projektit, raporton Independent. 

Pjesa e mbetur e kostos ishte financuar fshehurazi nga Lordi Brownlow dhe Partia Konservatore derisa  Johnson iu tha që do ta paguante vetë kur skandali u zbulua. 

Familja Johnsons porositën një 'Karrocë Nureyev' me vlerë 3,675 paundë dhe thuhet se ishte 'frymëzuar nga një karrocë pijesh franceze e viteve 1940 në pronësi të balerinit Rudolph Nureyev', sipas faturës së zbuluar.  

Tetë karriget e ngrënies kushtonin 11,280 paundë, dhe çifti shpenzoi 7,000 paundë për një qilim dhe 3,800 paundë për një pasqyrë antike për sallën. 

Pas një rinovimi të banesës së Johnson's në Downing Street - të udhëhequr nga një stilist i famshëm dhe duke përfshirë letër-muri prej ari - komisioni zgjedhor i Britanisë gjobiti konservatorët me 17,800 paundë për dështimin e raportimit të saktë të një donacioni për të paguar për të.

Këshilltari i etikës i Johnson më vonë kritikoi kryeministrin për dështimin për të zbuluar disa mesazhe të shkëmbyera me donatorin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco