Shefi i NATO-s Stoltenberg i tronditur nga sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez

Shefi i NATO-s Stoltenberg i tronditur nga sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez

10:02, 08/07/2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se ishte ‘thellësisht i tronditur’ nga sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dhe siguroi se Aleanca, aleati i ngushtë i së cilës është Tokio ‘qëndron në krah’ të japonezëve dhe qeverisë së tyre.

“Thellësisht i tronditur nga sulmi i urryer ndaj Shinzo Abe-s teksa ai u drejtohej votuesve. Mendimet e mia shkojnë tek ai dhe familja e tij. NATO qëndron me njerëzit e partnerit tonë të ngushtë, Japonisë dhe kryeministrit të saj Fumio Kishida”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe po lufton për jetën pasi u qëllua në shpinë dhe qafë teksa po mbante një fjalim fushate.

67-vjeçari u qëllua nga një veteran 41-vjeçar i ushtrisë, i cili përdori një armë të bërë vetë.

Agresori u arrestua në vendin e ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco