Zhduken 2 luftëtarë amerikan në Ukrainë, dyshohet se janë kapur nga forcat ruse

Zhduken 2 luftëtarë amerikan në Ukrainë, dyshohet se janë kapur nga forcat ruse

08:43, 16/06/2022

Dy amerikanë që luftojnë përkrah forcave ukrainase në veri të Kharkiv në Ukrainë janë zhdukur për gati një javë dhe ekziston frika se ata mund të jenë kapur nga forcat ruse, sipas familjeve të tyre dhe një bashkëluftëtari.

Ata janë Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç, nga Tuscaloosa, Alabama, dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Hartselle, Alabama.

Rrshteri i ekipit ku ata bënin pjesë që dëshironte të mbetej pa emër për arsye sigurie, i dha CNN fotografitë e pasaportave të të dy burrave dhe vulat e hyrjes së tyre në Ukrainë.

Rreshteri tha se njësia e tyre po luftonte nën komandën e brigadës së 92-të të mekanizuar të Ukrainës më 9 qershor, pranë qytetit të Izbytske.

Ai tha se Drueke dhe Huynh u zhdukën gjatë betejës dhe misionet e mëvonshme të kërkimit nuk arritën t'i gjenin.

 Një postim të nesërmen në një kanal propagandistik rus në Telegram pretendonte se dy amerikanë ishin kapur pranë Kharkiv.

"Ishte kaos absolut," tha rreshteri për CNN. 

“Kishte rreth njëqind këmbësorë që përparonin në pozicionet tona.”

Bunny Drueke, nëna e Alex, tha për CNN se "ata supozohet se janë robër lufte, por kjo nuk është konfirmuar". 

Ajo tha se Ambasada e SHBA në Ukrainë nuk ka qenë në gjendje të verifikojë nëse djali i saj është kapur nga forcat ruse.

“ Gjithçka që ata mund të verifikojnë është se ai mungon” tha ajo. “Ata po qëndrojnë në kontakt të ngushtë me mua dhe kam besim të plotë se po punojnë për situatën.”

Joy Black, i fejuari i Huynh, 21 vjeç, i tha CNN:

“Ne nuk duam të bëjmë supozime se çfarë mund të ketë ndodhur në këtë kohë. Natyrisht, ata po shikojnë disa skenarë. Dhe një prej tyre është se ata mund të ishin kapur nga forcat ruse. Por ne nuk kemi konfirmim absolut për këtë për momentin.”

Çfarë thotë SHBA:  Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të mërkurën tha: “Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet ukrainase. Për shkak të hetimeve, ne nuk kemi komente të mëtejshme."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco