Gruri i Ukrainës/ Boris Johnson shpreson se mund të arrihet përparim për eksportin

Gruri i Ukrainës/ Boris Johnson shpreson se mund të arrihet përparim për eksportin

08:38, 16/06/2022

Boris Johnson i tha Volodymyr Zelensky-t se shpreson se mund të arrihet përparim në ditët në vijim për nxjerrjen e dërgesave të grurit jashtë vendit, tha zyra e kryeministrit britanik pas një telefonate mes dyshes, raporton Independent.

Dërgesat e drithërave ukrainase kanë ngecur që nga pushtimi i Rusisë dhe bllokada e porteve, duke rritur çmimet globale për drithërat, vajrat e gatimit, karburantin dhe plehrat. Rusia tha sot se do të lejojë Ukrainën të transportojë drithë në portet e saj, por refuzoi të ndihmojë Kievin në pastrimin e minave nga Deti i Zi.

Aleatët ndërkombëtarë kanë qenë në përpjekje për të lehtësuar dërgesat.

Një zëdhënëse e zyrës së zotit Johnson tha në një lexim të telefonatës së tij me presidentin ukrainas: "Dyshja diskutoi bllokadën e pafalshme të grurit ukrainas nga Rusia dhe kryeministri tha se shpresonte që përparimi në këtë çështje mund të arrihet në ditët në vijim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco