Japonia dënon fyerjet në internet me 1 vit burg pas vdekjes së 22-vjeçares

Japonia dënon fyerjet në internet me 1 vit burg pas vdekjes së 22-vjeçares

13:59, 15/06/2022

Pas shqetësimeve të njerëzve në lidhje me bullizmin kibernetik, parlamenti japonez miratoi legjislacionin që “fyerjet në internet” të dënohen me burg.

Sipas amendamentit të kodit penal, i cili do të hyjë në fuqi këtë verë, njerëzit e dënuar për fyerje në internet mund të burgosen deri në një vit ose të gjobiten me 300,000 jen (rreth 250,000 lekë).

Seiho Cho, një avokat penal në Japoni, paralajmëroi (via CNN) se ligji ri nuk jepte asnjë klasifikim të asaj që përbën fyerje.

Çështja bullizmit kibernetik dhe ngacmimeve në internet ka fituar rëndësi vitet e fundit. Ligji i ri në Japoni u nxit nga vdekja e 22-vjeçares Hana Kimura, e cila merrej me sportin e mundjes dhe ishte e njohur për “Terrace House” në Netflix. Ajo ndërroi jetë nga vetëvrasja në vitin 2020. Lajmi tronditi vendin dhe vuri në dukje abuzimin në internet me të cilin ajo ishte përballur prej shumë kohësh.

Menjëherë pas vdekjes së saj, zyrtarët japonezë trajtuan rrezikun e bullizmit kibernetik dhe u zotuan të përshpejtonin diskutimet për legjislacionin përkatës.

Nëna e Kimura-s, Kyoko Kimura, bëri një fushatë për ligje më të forta kundër ngacmimeve në internet pas vdekjes së vajzës dhe krijoi një organizatë jofitimprurëse me emrin “Remember Hana” për të rritur ndërgjegjësimin për bullizmin kibernetik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco