Macron: Ukraina duhet të negociojë me Rusinë

Macron: Ukraina duhet të negociojë me Rusinë

11:45, 15/06/2022

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po këmbëngulë se Ukraina do të duhet eventualisht të bisedojë me Rusinë, për t’i dhënë fund konfliktit në këtë vend.

“Presidenti i Ukrainës dhe zyrtarët e tij duhet të negociojnë me Rusinë”, tha Macron gjatë një vizite në Rumani dhe Moldavi.

Macron arriti të martën në Rumani për një udhëtim treditor, ku më pas pritet të niset për në Kiev ku do të jetë i shoqëruar nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi.

Në anën tjetër, në Ukrainë po vazhdojnë luftimet e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve, që me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin filluan agresionin më 24 shkurt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco