Çmime rekord/ Gruri ukrainas do mungojë në treg për tre sezone

Çmime rekord/ Gruri ukrainas do mungojë në treg për tre sezone

15:03, 14/06/2022

Për të paktën tre sezone do krijohet një mungesë globale të grurit si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës dhe kjo ka të bëjë me mungesë në tregje dhe për rrjedhojë çmime rekord.

Ukraina, e njohur  si shporta e bukës së Evropës, i ka bllokuar rrugët e saj detare të eksportit të drithërave nga Rusia dhe përballet me një vorbull problemesh të tjera, nga fushat e minuara të grurit deri te mungesa e hapësirës për ruajtjen e grurit, raporton Reuters.

“Ukraina do të jetë jashtë tregut për një kohë të gjatë,” parashikoi Ministri i Bujqësisë Mykola Solskyi në një intervistë me Reuters.

“Tani po flasim për tre korrje gruri në të njëjtën kohë: ne nuk mund të nxjerrim të korrat e vitit të kaluar, nuk mund të korrim dhe nxjerrim korrjen aktuale dhe nuk mund të mbjellim të korrat e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco