Stoltenberg: Kemi pasur ‘aksidente’ mes Greqisë dhe Turqisë, nuk duhet të përsëriten

Stoltenberg: Kemi pasur ‘aksidente’ mes Greqisë dhe Turqisë, nuk duhet të përsëriten

08:29, 14/06/2022

Në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Athino-Maqedonase të Lajmeve, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg  ka folur dhe për marrëdhëniet e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë.

Lidhur me këtë ccështje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka rekomanduar dialogun, por në të njëjtën kohë thekson se në rrethanat e vështira aktuale, aleatët nuk duhet të bëjnë deklarata apo veprime provokuese. 

Stoltenberg është shprehur: 

 " Nuk duhet të habitemi  që ndonjëherë ka mosmarrëveshje të forta midis vendeve tona.  Por pikëpamjet dhe debatet e ndryshme janë një pjesë thelbësore e demokracive tona. Si Greqia dhe Turqia kanë qenë  aleatë të përkushtuar për dekada dhe çdo ditë , Greqia dhe Turqia punojnë së bashku në NATO, së bashku me 28 aleatë të tjerë, për të përballuar sfidat më urgjente të sigurisë."

Në vazhdim ai shtoi se Mesdheu është jetik për NATO-n.

 “Greqia, Turqia dhe shumë aleatë dhe vende të tjera veprojnë atje rregullisht. Në të kaluarën ka pasur aksidente me forcat greke dhe turke dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në uljen e rrezikut të 'aksidenteve' të tilla në të ardhmen. Është në interesin e të gjithëve që të shmanget përsëritja e situatave të tilla. Në vitin 2020 , NATO ndihmoi në krijimin e një mekanizmi të shkëputjes ushtarake midis Greqisë dhe Turqisë  për të zvogëluar rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor. Kjo përfshin një linjë të hapur komunikimi midis Greqisë dhe Turqisë, për të lehtësuar shkëputjen në det ose në ajër”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco