Rrufeja i merr jetën një personi në Malësi të Madhe

Rrufeja i merr jetën një personi në Malësi të Madhe

15:37, 09/06/2022

Moti i keq ka sjellë edhe shkarkesa të shumta elektrike në të gjithë vendin, duke shënuar një viktimë në Malësi të Madhe.

Si pasojë e rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel, ka humbur jetën një person.

Nuk dihet identiteti i viktimës.

Sinoptikanët parashikojnë se reshjet do të zgjasin deri të premten, kryesisht në veri të vendit, ndërsa përmirësimi i motit do të nisë në fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco