“Fëmijë, kërkojmë falje për rrëmujën”, mesazhi i forcave ruse në tabelën e një shkolle në Ukrainë

“Fëmijë, kërkojmë falje për rrëmujën”, mesazhi i forcave ruse në tabelën e një shkolle në Ukrainë

15:27, 09/06/2022

Forcat ruse kanë lënë një mesazh për nxënësit e një shkolle fillorë në Kiev pas tërheqjes nga rajonit muajin e kaluar, raporton CNN.

Pasi që forcat ukrainase ishin në gjendje ta rimerrnin kontrollin e fshatit ukrainas të Katyuzhanka, ata gjetën një shkollë të shkatërruar, me pajisjet e shkatërruara dhe me gropa të thella në fushën e futbollit.

Përgjatë hyrjes së njërës prej klasave, ata gjetën një letër që i adresohej nxënësve dhe të nënshkruar “nga rusët”.

Shkrimi ishte shkruar në rusisht dhe ishte lënë në tabelën e zezë.

Letra, e cila është parë nga CNN, thotë: “Fëmijë, kërkojmë falje për këtë rrëmujë, në tentuam ta shpëtojmë shkollën, por pati bombardime”

“Jetoni në paqe, kujdesuni për veten tuaj dhe mos i përsërisni gabimet të parëve tuaj. Ukraina dhe Rusia janë një popull! Paqja qoftë më ju, vëllezër dhe motra!”.

Drejtori i shkollës, Mikola Mitichik, tha për CNN se trupat ruse “nuk kishin lënë asgjë në shkollë” dhe ai tha se ai mbeti i “shpifur” kur lexoi porosinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco