Volodymyr Zelenskyy i lumtur që Boris Johson i mbijetoi puçit të partisë së tij

Volodymyr Zelenskyy i lumtur që Boris Johson i mbijetoi puçit të partisë së tij

14:00, 07/06/2022

Volodymyr Zelenskyy ka përshendetur sot kryeministrin britanik, Boris Johson i cili i mbijetoi një mocioni votëbesimi ditën e djeshme.

Presidenti ukrainas tha se ishte shumë i lumtur që Johson ishte sërish kryeministër i Britanisë së Madhe duke e përshkruar atë si një aleat të rëndësishëm.

Johson ishte ndër liderët e parë që vizitoi Kievin pas fillimit të konflikti.

Zelensky tha:

"Jam i kënaqur që nuk kemi humbur një aleat shumë të rëndësishëm, ky është një lajm i madh." 

Ndërkohë, një deputete ukrainase ka thënë se vendi i saj është 'vërtet mirënjohës' për dhurimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Britania e Madhe por tha se nevojitet më shumë mbështetje ajrore për të konkurruar me Rusinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco