Rusia po bën përparim gradual

Rusia po bën përparim gradual

07:31, 27/04/2022

Rusia po bën përparim të ngadalshëm duke marrë terren në pushtimin e saj në Ukrainë, sipas vlerësimit të fundit nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Organizata me bazë në Uashington DC tha se trupat ruse po lëvizin në mënyrë më metodike dhe më pak të shpejtë se në fazat e mëparshme të luftës dhe kanë filluar të bëjnë zgjedhje ushtarake "më të shëndosha".

Ushtarët rusë në lindje po përballen me trupat ukrainase, të cilat kanë forcuar pozicionin e tyre kundër sulmeve të mundshme ruse që nga viti 2014.

Por më afër Kharkiv -it në verilindje, rusët po gjejnë më pak rezistencë për shkak të pozicioneve ukrainase që janë krijuar rishtazi pasi pushtimi kishte filluar tashmë.

Luftimet po vazhdojnë në qytetin jugor të Mariupolit.

Përveç bastionit të Uzinës Azovstal, ukrainasit "ka gjasa të mbajnë ende pozicione të rëndësishme përtej vetë uzinës", tha ISW.

Ndërkohë, sulmet me flamur të rremë rus vazhdojnë në Moldavinë fqinje.

 ISW thotë se shpërthimet atje mund të jenë një përpjekje për të tërhequr trupat pro-ruse në rajonin e Transnistria në konflikt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco