Integrimi në BE/ Panchev: Shtetet perëndimore fshihen pas shpinës së Bullgarisë

16:25, 26/04/2022

Eksperti i çështjeve të rajonit Anton Panchev tha në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se Shqipëria është gati për konferencën e parë ndërqeveritare për integrimin në BE por disa shtete perëndimore fshihen padrejtësisht pas shpinës së Bullgarisë e cila nuk tërhiqet nga vetoja për integrimin.

"Nuk mund të ketë një bashkim artificial midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bullgaria nuk ka asnjë faj për politikën e disa vendeve perëndimore."-tha Panchev.

Ai është i mendimit se Serbia rrezikon çdo ditë territorin dhe sovranitetin e Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi.

“S’mund të lejojmë dorën e zgjatur të Rusisë përmes Beogradit të rrezikohet stabiliteti në Ballkan.”-deklaroi Panchev.

Ekspreti i çështjeve të rajonit komentoi edhe nismën Ballkani i Hapur. Sipas tij ka rreziqe pasi Beogradi përdor çdo nismë e mundësi për të shtrirë ndikimin e vet dhe atë rus.

"Ka rreziqe politik, vendet pjesë e kësaj nisme, asnjë nismë s'mund të shihet si alternativë për integrimin."-tha ai në Syri Tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco