Gjermania e gatshme të dërgojë armë kundër-ajrore në Ukrainë

Gjermania e gatshme të dërgojë armë kundër-ajrore në Ukrainë

11:58, 26/04/2022

Gjermania është në mesin e shteteve të cilat pritet ta bëjnë publike ndihmën shtesë ushtarake për Ukrainën, në takimin e së martës të NATO-s dhe ministrave të Mbrojtjes të BE-së.

BBC-ja raportoi të martën se qeveria gjermane ka vendosur të dërgojë armë kundër-ajrore në Ukrainë.

Sistemi Gepard me dy topa, ka qenë në shërbim të ushtrisë gjermane që nga vitet 1970 dhe është i vendosur në majë të tankut Leopard.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht pritet t’i japë detajet gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes, që po zhvillohet në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani.

Nuk dihet ende sasia derisa kjo është dërgesa e parë e armëve të rënda nga shteti gjerman në Ukrainë.

Qeveria gjermane është akuzuar për vonim të dërgimit të furnizimeve në Ukrainë, për dallim nga SHBA-ja, Britania dhe fqinjët lindor evropianë të Ukrainës.

Mediat gjermane thonë se ka gjithashtu plane për të dorëzuar rreth 100 automjete luftarake të këmbësorisë Marder në Ukrainë dhe disa tanke të vjetra luftarake Leopard.

Në përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania e ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes këtë vit me 100 miliardë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco