‘Alarm fals’, parashutisti që bëri Uashingtonin të dridhej

‘Alarm fals’, parashutisti që bëri Uashingtonin të dridhej

08:49, 21/04/2022

Momente frike në Uashington, pasi policia urdhëroi evakuimin e Kapitol Hill, selia e Kongresit Amerikan në kryeqytet, për shkak të një kërcënimi ajror.

Prania e një parashutisti të paidentifikuar shkaktoi alarmin kundër terrorizmit.

Pak kohë më pas mediat amerikane njoftuan se alarmi ishte fals, pasi avioni me parashutistë po kryenin stërvitje.

Kryetarja e Dhomës Amerikane, Nancy Pelosi, me anë të një postimi në Twitter kritikoi autoritetin që kontrollon qiejt:

'Neglizhencë e dukshme e  Administratës Federale të Aviacionit (FAA)-autoriteti amerikan i ngarkuar me kontrollin e fluturimeve. Një panik i panevojshëm në Kapitol. Fakti që autoriteti amerikan i fluturimit me sa duket nuk ka informuar policinë e Kapitolit për fluturimin e planifikuar të stadiumit Natoionals është skandaloz dhe i pajustifikueshëm' shkruan në postim Pelosi duke shtuar:

''Paniku i panevojshëm i shkaktuar nga kjo neglizhencë e dukshme ka qenë veçanërisht i dëmshëm për zyrtarët e zgjedhur, stafin dhe punonjësit, gjithmonë të plagosur nga trauma e sulmit në vendin e tyre të punës më 6 janar," duke iu referuar sulmit në Kongres në 2021. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco